Vetëvendosje do të protestojë brenda e jashtë Kuvendit

31 Gusht 2016 - 23:35      

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se ky subjekt përpos protestës që ka thirrur për nesër në sheshet e Prishtinës, do të protestojë edhe brenda Kuvendit për të parandaluar votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ymeri në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes do të protestojnë brenda në Kuvend për të ndaluar këtë marrëveshje për të cilën thotë se është e dëmshme për vendin dhe se nëse votohet, Kuvendi do të votojë një akt tradhtie.

“Ne nesër kemi thirr protestë, qytetarët do të na bashkohen për ta kundërshtuar edhe njëherë me zë të fuqishëm marrëveshjen për demarkacion. Do të kemi protestë edhe brenda sallës dhe jashtë sallës. Do të protestojmë brenda për të parandaluar votimin e marrëveshjes së demarkacionit”, ka deklaruar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...