Zgjedhjet në Maqedoni, më 11 dhjetor

31 Gusht 2016 - 23:05      

Katër partitë kryesore në Maqedoni kanë nënshkruar marrëveshjen që konfirmon datën 11 dhjetor si ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kjo marrëveshje synon t’i japë fund një krize të zgjatur politike në Maqedoni.

Ja teksti i plotë i marrëveshjes:

“Liderët e katër partive më të mëdha, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, kanë konstatuar se janë plotësuar kushtet e Marrëveshjes së 20 korrikut për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë vitin 2016. Ata janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor dhe parlamenti të shpërbëhet, ashtu siç e kërkon Kushtetuta e RM-së.

Qeveria që do t’i organizojë këto zgjedhje do të zgjidhet më 2 shtator në përputhje me Marrëveshjen e 20 korrikut.

Zonja Santa Argirova do të emërohet kryeredaktore e lajmeve në MTV1 më 2 shtator dhe do ta mbajë këtë detyrë deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

Partitë nënshkruese i bëjnë thirrje Këshillit të ASHMAA t’i përmbahet Metodologjisë së caktuar më 5 janar 2016, të bëjë ndryshimet e duhura dhe t’i përmbahet kësaj deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

Partitë apelojnë deri te 4 anëtarët e Komitetit “Ad hoc” të zgjedhin z. Lulzim Aziri si anëtarin e pestë të këtij komiteti.

Partitë zotohen se do të bëjnë një fushatë demokratike dhe kompetitive pa dhunë dhe pa frikësime dhe se do të dënojnë çdo përdorim të gjuhës dhe veprave tjera që nxisin dhunë dhe frikësim.”

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...