Ekspertët: Humbja e besimit në institucionet e drejtësisë ka rritur numrin e vrasjeve

1 Shtator 2016 - 06:28      

Numri i vrasjeve në Kosovë ka rritur shqetësimin e qytetarëve dhe ka zbehur besimin në institucionet e drejtësisë, kanë vlerësuar njohësit e çështjeve të sigurisë.

Vetëm në muajin gusht në Kosovë janë shënuar 9 vrasje, ndërkohë bazuar në të dhënat e policisë nga janari deri në muajin korrik kanë qenë 15, që i bie 24 vrasje të shënuara deri tash.

Më 18 gusht të këtij viti, në hyrje të një ndërtese në Ferizaj mbeti i vrarë 20-vjeçari Sami Rexhaj pas një konflikti të mëhershëm me kryerësin e vrasjes. Ndërkaq, më 23 gusht, në lokalin “Deep Bar”, në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, mbetën të vrarë tre persona, vëllezërit Valon dhe Ali Islamaj dhe Zef Krasniqi derisa të dyshuarit vazhdojnë të qëndrojnë në arrati.

Dy ditë më pas në Shaptej të Deçanit u vranë dy persona pas një zënke që kishte nisur për një xham të autobusit. Autorët e vrasjes, sipas policisë, janë babë e bir, ku njëri nga ta është në arrati.

Vrasja tjetër u shënua më 26 gusht, kur një 91-vjeçare u vra me thikë në shtëpinë e saj në Shtërpcë për shkak të disa problemeve pronësore me një familjare të saj.

E vrasja e fundit ndodhi tri ditë më parë, kur dy të rinj, Eron Agaj dhe Arianit Gashi, u vranë në mes të ditës afër parkut të kryeqytetit pas një konflikti që dyshohet se kishin pasur më herët me shtetasin shqiptar L.I. I dyshuari ndodhet në arrati.

Sipas raportit vjetor të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2015 kanë qenë gjithsej 25 vrasje, ndërkohë në vitin 2014 kanë qenë 35 vrasje (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...