MF-ja ndryshon ligjin që hyri në fuqi afro tre muaj më parë

1 Shtator 2016 - 07:00      

Ende pa i bërë tre muaj nga hyrja në fuqi, Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit ka filluar t’u nënshtrohet procedurave të plotësim-ndryshimit. Arsyeja, ligji nuk i përmbush direktivat e Bashkimit Evropian.

Ky ligj më 25 maj e kishte marrë pëlqimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërsa më 15 qershor kishte hyrë në fuqi, me gjithë kundërshtimin e përmbajtjes së tij. Ekspertët e Zyrës së BE-së kanë thënë se projektligji nuk është në përputhje me direktivat e BE-së dhe se disa dispozita mungojnë, e disa të tjera nuk janë në harmoni me legjislacionin e BE-së.

Por, Kuvendi e kishte miratuar me arsyetimin se miratimi i këtij ligji ka të bëjë me anëtarësimin e Njësisë së Inteligjencës Financiare (NJF) në shoqatën EGMOND. Megjithatë, Kuvendi i ka rekomanduar Ministrisë së Financave që menjëherë pas kësaj ta rishikojë ligjin në bashkëpunim me ekspertët, përfshirë edhe ata të BE-së, për ta vlerësuar përputhshmërinë e këtij ligji me legjislacionin e saj dhe të propozohen ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme që, në një mënyrë, Raporti i Progresit për këtë çështje të mos jetë negativ (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...