1 Shtator 2016 - 06:45
Gati qe dy vite janë mbajtur vetëm tri seanca për këtë rast. Disa nga veprat kanë nisur të parashkruhen. Njëri nga të akuzuarit tashmë është liruar nga ndjekja penale për shkak të parashkrimit të veprave me të cilat e pati ngarkuar prokuroria.
Nëse zvarritja vazhdon edhe me tej edhe disa nga të akuzuarit e tjerë mund të lirohen nga veprat penale për të cilat akuzohen.
Në aktakuzën të cilën e ka gazeta për disa të akuzuar sipas Kodit të vjetër Penal është parashkruar vepra penale ushtrim i ndikimit nga neni 345 paragrafi i parë.
Prokuroria i ka paraqitur para gjykatës mbi 50 faqe mesazhe telefonike që dëshmojnë se në këtë universitet regjistrimet, provimet dhe diplomat blihen me para. Në këto komunikime përmendet ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, dhe profesorë të ndryshëm. Në një rast gjatë komunikimit përmendet një profesoreshë, e cila po priste paratë për kryerjen e një provimi. Mesazhet janë nxjerrë gjatë komunikimit mes vete të Esat Belajt (1984), asistent në Fakultetin e Mjekësisë, Rajan Zenelit (1984), Kemajl Gashit (1986), asistent në Fakultetin e Mjekësisë; Arian Janovës, asistent i angazhuar në Fakultetin Filozofik; Leonard Bytyçit (1987), mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë; Albion Haxhijahës (1988), mjek në Repartin e Internos; Myvludin Beqirit (1984), i diplomuar në Mjekësi; Gazmend Maliqit (1984), asistent në Fakultetin e Mjekësisë; Arton Hotit (1984), mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë; Kushtrim Morinës (1988), ekonomist i papunë; dhe Muhamed Maliqit (1983), student në Fakultetin e Mjekësisë.
Ky grup është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer vepra penale të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje e ryshfetit, raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve dhe legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë” (gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...