Shumica në PD kundër votimit të demarkacionit me Malin e Zi

31 Gusht 2016 - 22:20      

17 degë të Partisë së Drejtësisë, prej 24 sa janë, kundërshtojnë votimin e Marrëveshjes për demarkacionin midis Kosovës e Malit të Zi.

Kështu thuhet në një njoftim për medie të kësaj partie, që sapo i arriti Koha.net.

Partia e Drejtësisë, përkatësisht shumica e anëtarëve të Kryesisë të prirë nga nënkryetarë të partisë, sekretari i përgjithshëm, koordinatori politik për degë, shumica dërmuese e anëtarëve të Këshillit Drejtues si dhe 17 degë të Partisë, prej 24 sa janë, mbështet fuqishëm qëndrimin e deputetes së Partisë së Drejtësisë, njëherit nënkryetares së Partisë, znj. Labinotë Demi Murtezi, për votimin kundër të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionit e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, thuhet në njoftim.

Partia e Drejtësisë e konsideron qëndrimin e deputetes Demi-Murtezi si qëndrim parimor, korrekt dhe në pajtim me interesat shtetërore dhe politike të vendit tonë. Këtë qëndrim PD e mbështetë në opinionet profesionale e shkencore të ekspertëve të saj dhe ekspertëve të tjerë profesional dhe apolitik që kanë dhënë përkitazi me shënjimin e vijës kufitare mes dy shteteve respektive.

Partia e Drejtësisë në të njëjtën kohë, ju bënë apel anëtarësisë së saj, strukturave politike dhe udhëheqëse të PD-së, që çdo qëndrim tjetër i Partisë, përveç këtij qëndrimi është qëndrim individual apo grupor por jo zyrtar. Qëndrimet e dala në adresë të PD-së, pro dhe kundër demarkacionit kanë ardhur si rezultat i presionin të pa drejtë politik nga struktura të ndryshme institucionale dhe politike brenda Partisë e që nuk ja arritën ta luhatin nga ky qëndrim parimor as deputeten Demi-Murtezi e as strukturat politike të PD-së, përveç një grupi të vogël të Kryesisë së partisë, të prirë nga z. Agani.

Partia e Drejtësisë, ju bënë thirrje institucioneve të vendit që të tregojnë pjekuri politike dhe për interesa të veta mos ta viktimizojnë raportin e mirë miqësor që ka Kosova me shtetet mike. Asnjë shtet mik I Kosovës, nuk ia do të keqen vendit tonë, madje janë shumë të vendosura që të keqen më të madhe që ka kapluar vendin tonë ta luftojnë me çdo kush, e që është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje qytetarëve të vendit që të ruajnë qetësin politike dhe mos të bien pre e askujt duke rrezikuar sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve të vendit tonë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...