Qeveria diskuton për përfaqësimin e Kosovës në Arbitrazh në procesin e PTK-së

31 Gusht 2016 - 20:00      

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e 107-të të rregullt, në të cilën ka miratuar dokumente nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Ata kanë folur për një sërë çështjes, ku ndër të tjera është folur për përfaqësimin e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit në procesin e privatizimit të PTK-së. Kurse për vërshimet në Maqedoni, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete, të cilat nuk i ka saktësuar në komunikatën zyrtare, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund t’i lexoni të gjitha çështjet e diskutuara:

Kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për Akreditim. Ky projektligj përcakton parimet e akreditimit të trupave të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Kosovës. Projektligji është në pajtim me legjislacionin e Bashkimit Evropian për akreditimin dhe mbikëqyrjen e tregut.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2015 dhe 2016 në Sekretariatin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal me seli në Sarajevë.

Në mbështetje të zonave të goditura nga vërshimet në Maqedoni, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjete për të ndihmuar në menaxhimin e situatës së krijuar. Kjo është edhe solidarizimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës me popullin dhe Qeverinë maqedonase, afirmim i politikave të fqinjësisë së mirë si dhe përkrahje për lehtësimin e dëmeve dhe rikthim të normalitetit te qytetarët dhe zonat e prekura nga kjo katastrofë natyrore.

Qeveria ka emëruar zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, bashkëkryesues të Komisionit për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Ky komision do të bashkërendoj aktivitetet e realizimit të marrëveshjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Kabineti qeveritar ka diskutuar edhe për përfaqësimin e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit për çështjet e ngritura në procesin e privatizimit të PTK-së. Është shtruar nevoja e koordinimit të mirë nga të gjithë aktorët institucionalë të Republikës së Kosovës, të koordinuara nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Është diskutuar edhe prezantimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës në takimin e bizneseve të diasporës shqiptare në Nju Jork.

Qeveria është pajtuar që në njërën nga mbledhjet e ardhshme të shqyrtojë dhe analizojë pjesëmarrjen e Kosovës në organizma regjional dhe ndërkombëtar, duke trajtuar obligimet dhe përfitimet në këto organizata.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...