Falja e borxheve pa efektet e pritshme, s’ka më shtyrje afatesh [video]

31 Gusht 2016 - 19:42      

Derisa afatit për faljen e borxheve po i vjen fundi, situata nuk është aq e mirë.

Pritjet që ky vendim të ndikonte në rritjen e pagesave të atyre që mbeten borxh me vite të tëra, nuk rezultuan me sukses.

Një fakt të tillë e ka pranuar ministri i Financave, Avdullah Hoti, por se ka thënë se shtyrje më nuk do të ketë. Sipas tij, disa institucione kanë pasur rritje të pagesës së borxheve, por në shumë të tjera ka pasur ngecje.

Mirëpo, Hoti pret që pas 2 shtatorit, të rinisin aksionet për të detyruar borxhlinjtë që të paguajnë borxhet. Por, për gjithë procesin e zhvilluar ka shumë vërejtje Ibrahim Rexhepi nga Instituti Stras. Ai thotë se nga fillimi, ligji ka pasur mangësi dhe se duhet të ketë një afat shtesë, por me një format krejt tjetër, në mënyrë që ligji t’ia arrijë qëllimit.

Sipas të dhënave të fundit të komisionit që merret me monitorimin e procesit të faljes së borxheve, deri më tani mbi 250 mijë raste kanë përfituar nga falja e borxheve.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...