Policia tregon pistat që çuan në arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes [video]

31 Gusht 2016 - 19:13      

Drejtues të Departamentit Kundër Terrorizmit, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë paraqitur faktet që kanë çuar në arrestimin e 6 aktivistëve të Vetëvendosje, si të dyshuar për sulmin e objektit të Kuvendit.

Drejtori i këtij departamenti, Fatos Makolli, ka thënë se kanë pasur dy pista të hetimit, ajo e identifikimit të kryerësve të sulmit dhe identifikimin e atyre që kanë marrë përgjegjësinë përmes komunikatës, në emër të “Rugovasve”, transmeton KTV. Pos identifikimit të të gjithë pronarëve të motoçikletës, njëjtë është vepruar edhe me telefonin e përdorur për lëshimin e komunikatës. Makolli ka treguar se ata kanë identifikuar çdo lëvizje të motoçikletës së përdorur, prej para sulmit e deri te djegia, për të humbur gjurmët. Sipas tij, pas hetimeve dhe analizimit të dëshmive, është konstatuar se të dyshuarit kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...