31 Gusht 2016 - 19:12
Në një konferencë, deputeti Kelmendi ka konfirmuar dështimin e këtij takimit, i cili pritej të mbahej në shtëpinë e tij, në Kuqishtë, në bjeshkët e Rugovës. Siç bën të ditur KTV, ftesës nuk i janë përgjigjur asnjë partitë opozitare. Megjithëse u paralajmërua se në takim do të marrin pjesë kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, as këta të fundit nuk kanë shkuar në takim.
Kryeministri Isa Mustafa, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar arsyen për dështimin e takimit. Ai tha se arsyeja e mosshkuarjes është se liderët opozitarë nuk po merrnin pjesë. “Ky është edhe një argument i qartë se opozita nuk ka gatishmëri të ballafaqohet me faktet dhe me vullnetin politik për zgjidhje”, ka shkruar Mustafa.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...