Kurti: Nuk garantoj protestë të qetë, por do të jetë paqësore [video]

31 Gusht 2016 - 19:03      

Masive e ka paralajmëruar protestën e nesërme Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i saj Albin Kurti, megjithatë nuk ka garantuar se protesta do të jetë e qetë, por ka thënë se është paqësore, transmeton KTV.

Për partinë opozitare, demarkacioni është marrëveshje personale e Thaçit, Mehës, Hysenit e Mustafës, por jo e qytetarëve dhe kombit shqiptar.

Në konferencën për media ka folur edhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, i deportuar muaj më parë në Shqipëri, për të cilin Vetëvendosje ka thënë se është kthyer, meqenëse Gjykata nuk ka marrë asnjë vendim për të. Abazi ka shpjeguar se ka hyrë në Kosovë në njërën nga pikat kufitare dhe ka thënë se policia e ka ndihmuar që të hyjë në vend.

Protesta e së enjtes nis në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu”, derisa gjysmë ore më vonë fillon edhe seanca e Kuvendit.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...