Arifi: Presioni nga partitë dhe ambasadat mbi deputetët është antinjerëzor

31 Gusht 2016 - 17:19      

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë Avni Arifi thotë se kundërshtimi i ratifikimit të marrëveshjes së shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, nuk është luftë për pushtet, por është bindje se ky version i demarkacionit është i gabuar.

Arifi e ka quajtur antidemokratik dhe antinjerëzor, presionin që sipas tij po bëjnë partitë politike dhe ambasadat mbi deputetët për votimin e kësaj marrëveshje, transmeton Koha.net.

“Nuk është luftë për pushtet nëse ke pasiguri e edhe më shumë kur je i bindur se demarkacioni është i gabuar. Shumica e popullit të Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake, e din se ky version i demarkacionit, është i pasaktë. Presioni që po bëjnë partitë në pushtet dhe ambasadat, këto orët e fundit te deputetët, është antidemokratik dhe antinjerëzor dhe në tërësi nuk është në funksion, as të stabilitetit në rajon e as të stabilitetit të brendshëm”, ka thënë Arifi.

Arifi ka shtuar se si qytetar i thjeshtë i Kosovës, dhe si njeri që një pjesë të jetës akademike e ka kaluar në një vend demokratik dhe perëndimor, kjo çfarë po ndodh me këtë presion ndaj deputetëve s’ka të bëjë asgjë me vlera, as evropiane e as perëndimore

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...