Veteranët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” u dërgojnë mesazh deputetëve

31 Gusht 2016 - 17:05      

Veteranët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” që kanë luftuar në kufirin shqiptaro-shqiptar, në Koshare, kanë dërguar një komunikatë për medie ku i drejtohen deputetëve të vendit.

Ata kërkojnë nga deputetët që të mbrojnë shtetësinë dhe shtetin e Kosovës “të vijëzuar me gjakun tonë nëpër shekuj”, transmeton Koha.net.

Mesazhi i plotë i veteranëve:

Ne bashkëluftëtarët, veteranët e Brigadës “138 Agim Ramadani”, duke respektuar gjakun e dëshmorëve, që sot prehen në tokën tonë, e që u rreshtuan si gur i parë kufirit të shtetit të Kosovës:

I ftojmë deputetët e Republikës së Kosovës, të ngriten në nivelin e përgjegjësisë kushtetuese dhe me dinjitet e përgjegjësi juridike e morale ta mbrojnë shtetësinë dhe shtetin e Kosovës, vijëzuar me gjakun , mundin dhe sakrificën tonë nëpër shekuj.

I bëjmë me dije se, ne veteranën me shumë shqetësim po i përcjellim zhvillimet e fundit, të cilat kanë manifestuar tensione dhe polarizime të skajshme. Ndaj kërkojmë që deputetët të jenë të pavaruar në përcaktimin e votës së tyre kundër dhe në harmoni të plotë me detyrimet kushtetuese në ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Kosovës.

I bëjmë apel, secilit deputet të popullit, që parasëgjithash të ketë para vetës, interesin e Kosovës, të respektoni, vullnetin e banorëve në kundërshtimin të këtij demarkacioni dhe të qetësoni situatën politike në vend duke mbrojtur interesat e qyetarëve të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...