Mbyllet projekti i BE-së që ndihmoi policinë dhe prokuroritë me 1.8 milion euro

31 Gusht 2016 - 16:10      

Sot Zyra e BE-së në Kosovë, bashkë me partnerët e saj të BE-së dhe të Kosovës, shënuan përmbylljen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja që i ka mbështetur institucionet e Kosovës, kryesisht policinë dhe prokuroritë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për më shumë se 2 vite. Vlera e përgjithshme e projektit është 1.8 milion Euro.

Projekti i binjakëzimit i BE-së “Fuqizimi i kapaciteteve hetuese kriminale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” filloi në muajin mars 2014 me objektivë që të mbështesë institucionet e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Projekti i përkrahi Policinë e Kosovës, Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, transmeton Koha.net.

"Për të pasur sukses në luftimin e këtyre strukturave të organizuara, policia, prokuroria dhe gjyqësori duhet të jenë së paku në nivel të barabartë të organizimit të mirë. Shkëmbimi i inteligjencës dhe bashkëpunimit për çdo ditë kërkon njohuri për punën e njëri tjetrit dhe një shkallë besimi. Jam i kënaqur që ky binjakëzim në krijimin e besimit në mesin e institucioneve të Kosovës, duke përfshirë policinë, inspektoratin policor dhe këshillin prokurorial. Besoj se kjo do t’ju ndihmojë që të punoni ngushtë së bashku për të arritur misionin e përbashkët – bërja Kosovës një vend më i sigurt!" theksoi Libor Chlad, Zëvendës Shef i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së/PSBE.

Sipas komunikatës zyrtare, gjatë periudhës së implementimit të projektit, Policia e Kosovës ka treguar nivel të lartë të përkushtimit dhe shkathtësive. Si një prej rezultateve kyçe ishte përgatitur Doracaku i quajtur "Fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet prokurorisë, Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit të Policisë" i cili do të shërbejë së udhëzues i drejtpërdrejtë për policinë dhe prokurorinë gjatë ushtrimeve hetuese të ekipeve të përbashkëta. Projekti ka dhënë edhe një numër të rezultateve të rëndësishme të prezantuara nga ekipi i projektit dhe institucionet kosovare.

Ky ishte ishte një projekt i Programit IPA 2012 i implementuar nga konsorciumi gjermano-hungarez dhe institucionet e tyre relevante për zbatimin e ligjit dhe të gjyqësorit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...