
31 Gusht 2016 - 14:53
“Duke marrë parasysh ngjarjet e fundit dhe seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ne bëjmë thirrje për një debat paqësor, demokratik dhe konstruktiv”, shkruan ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Të gjitha pikëpamjet politike kanë të drejtë të dëgjohen dhe protestat paqësore janë e drejtë e çdo qytetari në demokraci, thuhet më tej në shkrimin e ambasadës.
“Sidoqoftë, kërcënimet apo përdorimi i dhunës për t’i frikësuar kundërshtarët politikë dhe për të influencuar debatet është diçka e papranueshme. Ne i inkurajojmë të gjitha palët të kenë parasysh të gjeturat e fundit të Komisionit Internacional të ftuar nga Presidentja Jahjaga në mars të këtij viti i cili erdhi në përfundim se procesi i shënjimit të vijës kufitare “ishte konform normave internacionale”’, përfundon mesazhi i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...