Ministrja e Drejtësisë, në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe punës së mediave

31 Gusht 2016 - 14:29      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Në takim, Hoxha theksoi se krahas mandatit të saj në Ministrinë e Drejtësisë, do të vazhdojë bashkëpunimin dhe komunikimin e afërt me mediat, shoqërinë civile, dhe qytetarët.

Gjatë takimit, të dyja palët vlerësuan si tejet të rëndësishëm bashkëpunimin e deritanishëm në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e informimit dhe komunikimit me qytetarët në lidhje me te drejtat e tyre, si dhe u dakorduan që të punohet edhe më tej në forcimin e bashkëpunimit edhe në forma më konkrete.

Posaçërisht, Ministrja theksoi se liria e shprehjes, pavarësia dhe mos cenimi i punës së mediave dhe përkrahja në punë, duhet të mbrohen dhe “ne si shtet jemi të vendosur ta ruajmë dhe kultivojmë një frymë të tillë”.

Njëherësh, të dyja palët u dakorduan që gjuha kërcënuese, urrejtëse dhe linçuese, duhet të ndalet dhe se klima e krijuar me pasiguri dhe rrezik për qytetarët duhet të dënohet.

Me këtë rast, Ministrja e Drejtësisë ftoi organet përgjegjëse të sundimit të ligjit të marrin veprime të shpejta që të gjithë akterët e veprave të dhunshme të javëve të fundit të përgjigjen para ligjit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...