FBI kërkon funksionalizimin e plotë të QKMK-së

31 Gusht 2016 - 14:26      

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, priti në takim Daniel J. Yocca, atashe për çështje ligjore në zyrën e FBI në Ambasadën e SHBA në Sarajevë, dhe Drita Pereziç, këshilltare e Lartë në ICITAP.

Zëvendësministri Hoxha, njëherësh koordinator Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, e informoi Yoccan lidhur me mekanizmat e ndërtuara në sferën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK), parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme, legjislacionin primar, sekondar, Strategjitë Kombëtare dhe PSO-të.

Po ashtu Hoxha e njoftoi zyrtarin e lartë amerikan edhe për mandatin e MPB-së dhe pozicionin e Koordinatorit Nacional për MIK, autoritetet e përfshira në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, detyrat dhe aktivitetet që kryhen, bashkëpunimin dhe bashkërendimin në tri shtyllat e MIK-ut, bashkëpunimin me autoritetet e zbatimit të ligjit si vendore dhe ndërkombëtare, sistemet e vendosura, zbatimin e masave në kufi lidhur me kontrabandimin me migrantë, masave anti terror, masave anti korrupsion, shkëmbimin në kohë reale të informatave, inteligjencën dhe hetimet e përbashkëta, shfrytëzimin e bazave të të dhënave ndërmjet autoriteteve dhe mekanizmin që bashkërendon këto aktivitete 24/7, që është QKMK e cila është e vendosur në objektin e MPB-së.

Delegacioni vizitoi edhe QKMK-në, ku u pritën nga Koordinatori Samir Krasniqi, i cili i njoftoi lidhur me rolin e rëndësishëm që ka QKMK, ku përmes sistemit TVQM dhe ANPR ofron mbikëqyrje dhe siguri të kufijve të Republikës së Kosovës, po ashtu rolin e saj kryesor në bashkërendimin e aktiviteteve dhe operacioneve lidhur me Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK), ofrimin e mbështetjes, lehtësimin e shkëmbimit të informatave dhe rritjen e integrimit ndërmjet autoriteteve të përfshira në menaxhimin e kufirit dhe më gjerë.

Ndërsa atasheu për çështje ligjore në zyrën e FBI në Ambasadën e SHBA në Sarajevë, Daniel J. Yocca, vlerësoi punën e zyrtarëve të QKMK-së, si dhe të atyre të angazhuar në Dhomën Operativo Koordinuese dhe Njësinë e Përbashkët për Inteligjencë, Analizë të Rrezikut dhe Kërcënimeve (NJPIARK).

Ai po ashtu vuri në dukje rëndësinë e funksionalizimit të plotë të QKMK-së, që është kusht për bashkërendim efikas dhe efektiv në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme që ndodhin si në kufi dhe brendi të territorit.

Po ashtu Yocca rikonfirmoi përkrahjen e tij dhe projekteve që mbështeten nga Ambasada Amerikane në zhvillimin e mëtejshëm të QKMK-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...