
31 Gusht 2016 - 14:21
Por, sipas tyre, vota e të gjithë deputetëve të të dyja partive do të jetë kundër.
“Sot do t’i bëjmë të qarta qëndrimet tona. Qëndrimi nga dita e parë ka qenë kundër. Fatkeqësisht koalicioni qeverisës nuk e ka shfrytëzuar kohën që të ndërtohet një konsensus për t’i pranuar faktet dhe mendimet e ekspertëve”, ka thënë Limaj, raporton Koha.net.
“Të gjithë deputetët të kalojnë shabllonet partiake dhe bindjet partiake që të jenë në përputhje me betimin e tyre, nëpërmes votës ta unifikojmë Kosovën. Kjo është ftesa jonë. Të votohet kundër”, ka shtuar Limaj.
Ndërkaq, kreu i AAK-së, Haradinaj, tha se numri i deputetëve me votë kundër demarkacionit është rritur.
“Shpirtrat e shitur e të prishtë, Mustafa e Thaçi, këta hajna, mos të guxojnë ta shesin Kosovën e Rugovën. Kjo nuk është për agjenda politike, por për tokë të Kosovës. Këta shpirtra të prishtë nuk guxojnë të shiten e nuk munden t’u fshihen pas ndërkombëtarëve”, tha Haradinaj.
Ndërkaq, Limaj tha se nuk do të marrin pjesë në protestën e Vetëvendosjes, pasi që, siç u shpreh ai, “neve na takon të jemi në parlament e jo në protesta, nuk është e jona”.
Haradinaj tha se Qeveria ka kohë deri nesër ta tërheq vendimin për ta vënë në votim çështjen e demarkacionit.
“Ne nuk mundemi ta mashtrojmë askënd. Ne kemi qenë të gatshëm dhe jemi të punojmë me deputetë. I përkulemi deputetëve që janë tërhequr nga ai mendim i partisë. Kush voton pro, mos të harrojë se po voton me nda Rugovën për gjysmë”, deklaroi Haradinaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...