31 Gusht 2016 - 13:18
Kurti tha se kjo protestë po zhvillohet për shkak se “nuk mund të lejojmë që të legjitimohet tradhtia në Kuvend”.
Deputeti Kurti tha se të gjitha aktivitet tona dhe protestat tregojnë se “fuqia është në anën tonë dhe nesër do të ndalohet krimi i tradhtisë”.
“Në ata 8200he kemi dëshmorë e beteja. Aty ka pasuri natyrore e kuota strategjike ushtarake. Të gjithë jemi përgjegjës për ta ndalur krimin. Është betejë e gjithë popullit që nuk e do krimin e mashtrimin”, theksoi Kurti, raporton Koha.net.
Kurti foli edhe për Boiken Abazin, sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje për marrëdhënie me jashtë, i cili u dëbua kohë më parë nga Kosova për në Shqipëri.
“Janë bërë 140 ditë që nga vendimi për dëbim dhe Gjykata nuk ka trajtuar rastin e Boiken Abazit. Ai tash është i pafajshëm dhe ndodhet me ne në Kosovë. Për neve ky ka qenë gjithmonë i pafajshëm. Pas 130 dite shpallet i pafajshëm edhe me sistem të drejtësisë”, shtoi Kurti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...