Foto: Koha

O’Connell: Demarkacioni përcakton ku ndodhet kufiri, jo ku ‘duhet’ të jetë

31 Gusht 2016 - 12:57      

Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka theksuar se çështja e demarkacionit është krejtësisht çështje bilaterale mes Kosovës e Malit të Zi, për të cilën duhet të vendosin vetë deputetët e Kuvendit se a do ta ratifikojnë apo jo.

Por, ai tha se demarkacioni përcakton ku ndodhet kufiri, e jo ku “duhet” të jetë.

“Çështja e demarkacionit të kufirit është çështje bilaterale në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Askush nuk i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë kufirin e saj me Malin e Zi. Askush nuk e ka detyruar Kosovën të jap tokë. Marrëveshja konfirmon kufijtë aktualë; demarkacioni përcakton ku ndodhet kufiri, jo ku ‘duhet’ të jetë. Por, Kosova është shtet Sovran, i pavarur dhe është e drejtë që Kuvendi i Kosovës të vendosë a duhet ta ratifikojë marrëveshjen. Është përgjegjësi e juaj”, ka thënë O’Connell në një postim në Facebook, raporton Koha.net.

Ambasadori britanik në Kosovë tha se shpreson që debati, protesta dhe votimi nesër do të zhvillohen në frymë të hapur, duke lënë mënjanë dhunën që ka karakterizuar këtë çështje deri më tani.

Ai shtoi se “duke i akuzuar fqinjët tuaj që po përpiqen t’ju marrin tokë, do ta lë Kosovën pa miq (dhe meqë ra fjala ratifikimi i kufijve zakonisht e forcon miqësinë në mes të shteteve)”.

Më tej, O’Connell ka folur edhe për korrupsionin e nepotizmin në Kosovë, duke thënë se këto dy gjëra janë kancer që e shkatërrojnë Kosovën.

Sipas tij, kultura e pandëshkueshmërisë ende i lejon politikanët e lartë të vazhdojnë me krimin dhe, nëse kjo vazhdon, O’Connell thotë se do të shkatërrojë shtetin.

“Unë e kuptoj pse qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në institucionet e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë kundër këtyre çështjeve”, shtoi ai.

Për ambasadorin britanik në Kosovë, edhe dhuna politike shkatërron shtetin.

“Kosovarëve me siguri ju kujtohet, më mirë se mua, dhuna politike dhe vrasjet e pas luftës, si dhe kaosi dhe frika që ishte shkaktuar në Kosovë. Duke i deklaruar njerëzit tradhtarë dhe armiq të shtetit sepse ata nuk pajtohen me ju, do të dëmtojë diskursin politik. Do të dëmtojë liritë për të cilat Kosova luftoi për aq kohë. Duke kërcënuar dhe duke përdorur dhunë do ta kthej Kosovën prapa në ditët e errëta të vrasjeve politike”, ka thënë O’Connell.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...