31 Gusht 2016 - 12:20
MKPT ka intervistuar gjashtë të ndaluarit (F.K., A.B., P.A., E.H., A.A., A.D.), si dhe ka shikuar regjistrin e pranimit dhe dosjet e të ndaluarve në Qendrën e Ndalimit, nga ku shihet se nuk ka pasur shkelje procedurale.
“Sipas të ndaluarve, arrestimet kanë ndodhur në mëngjes herët, në shtëpitë, respektivisht banesat e tyre. Nga të ndaluarit nuk ka pasur ankesa për tejkalim të kompetencave të policisë dhe as nevojë për trajtim mjekësor. Ata kanë pohuar se trajtimi i tyre fizik dhe verbal ka qenë korrekt. Të ndaluarit kanë pohuar se kanë nënshkruar listën e gjërave të sekuestruara gjatë bastisjes”, thuhet në njoftimin për media të Avokatit të Popullit.
Institucioni i Avokatit të Popullit theksoi më tej se të ndaluarit nuk paraqitën ndonjë vërejtje sa i përket trajtimit në Qendrën e Ndalimit.
Ndërkaq, i ndaluari Petrit Ademi ka parashtruar kërkesën për Avokatin e Popullit për të ndjekur edhe më tutje rastin e tyre.
Avokati i Popullit thotë se do të monitoroj procesin e mëtejmë sa i përket pajtueshmërisë me standardet e gjykimit korrekt, brenda një afati të arsyeshëm kohor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...