31 Gusht 2016 - 07:26
Të gjitha kërkojnë rinegocimin e Marrëveshjes së kufirit ose dërgimin e rastit në arbitrazh.
Njëri version është deklaratë pajtimi në mes dy vendeve. Tjetri është aneks i Marrëveshjes së 26 gushtit të vjetëm. I treti përbën deklaratë të përbashkët mes kuvendeve të Kosovës e Malit të Zi. Nëse asnjëri nga tri versionet nuk do të mbështetej nga Podgorica zyrtare, nëpërmjet versionit të katërt është paraparë zgjidhje e njëanshme – nxjerrja e një vendimi nga Kuvendi i Kosovës.
Kreu i shtetit nuk e ka marrë në konsideratë ndonjërën, pavarësisht se draftet janë hartuar nga juristë të Partisë Demokratike, subjekt politik që Thaçi e ka drejtuar deri në fillimvit, kur është zgjedhur në majë të pushtetit. Ato i posedon edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili e ka pasuar Thaçin në krye të partisë.
Gazeta nuk ka mundur të mësojë nëse të tillat janë vënë edhe në tavolinën e kryeministrit Isa Mustafa (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...