Nesër një orë takim i liderëve në vilën e Ramiz Kelmendit në Rugovë

30 Gusht 2016 - 23:32      

Deputeti i Ramiz Kelmendi e ka publikuar në Facebook agjendën e takimit të nesërm në vilën e tij në Rugovë, ku pritet të marrin pjesë liderët e partive politike.

Sipas kësaj agjende, takimi i liderëve do të nisë në orën 13;15 dhe do të mbyllet në 14;15, ndërsa nga ora 14;15 deri në 14;35 është caktuar si kohë për paraqitjen e liderëve para përfaqësuesve të medieve.

Nuk dihet nëse takimi do të jetë i hapur apo i mbyllur për gazetarët. Për këtë do të vendosin paraprakisht vetë liderët, thuhet në njoftimin e agjendës.

Në vazhdim agjenda e takimit:

"Takimi i liderëve

Data; 31.08.2016

Vendi; 'Villa - Elkos’ - Rugovë

ora; 12;00

Agjenda - Orari - Protokoli i nikoqirit;

ora 12;00min - 12;30min - Pritja e mysafirëve (liderëve)

ora 12;30min - 12;40min - Konferencé shtypi e nikoqirit (detajet, qëllimi i idesë dhe pritjet)

ora 12;40min - 13;15min koktej, mëngjesi (Salla nr, 1, kati përdhes)

ora 13;15min - 14;15min takimi i liderëve ( Salla nr, 3, kati I)

ora 14;15min - 14;35min, Paraqitja e liderëve para mediave

P.S. Për llojin e takimit - i hapur apo i mbyllur, vendoset paraprakisht nga liderët, për çka edhe mediat informohen me kohë.

Mirënjohës dhe me sinqeritet, nikoqiri,

Ramiz Kelmendi - deputet i pavarur"

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...