AAK flet për dislokim forcash malazeze në kufirin me Kosovën

30 Gusht 2016 - 20:32      

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK –së, vlerëson se situate e krijuar në brezin kufitar me Malin e Zi, ku njoftohet të jenë dislokuar forca të kombinuara të policisë, njësitet e specializuara të kundërterrorizmit dhe ushtrisë së këtij vendi, është krejtësisht e panevojshme dhe e papranueshme.

Në këtë kuadër janë jo korrekte edhe deklaratat e Presidentit të Malit të Zi, sepse ato janë në shpërputhje me zhvillimet në terren.

Krejt kjo gjendje e re në kufi vie pas kundërshtimit serioz të banorëve të zonave të prekura nga Komisioni Shtetërorë për vijëzimin e kufirit, i cili ka bërë gabime dhe si rezultat Kosova po humbë territor të saj.

Ne, si Departament për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, vlerësojmë se përgjithësisht situata e sigurisë mbetet shumë e brishtë në atë zonë dhe valët e sulmeve, drejtuar objekteve shtetërore, pronave private, dhe të ngjashme, ende të pazbuluara prej organeve të hetuesisë, përbëjnë lajm shumë të keq për sigurinë publike dhe nacionale në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...