Rama: Miratimi i ‘Vetingut’ i hap rrugën fshesës së hekurt në Pallatin e Drejtësisë

30 Gusht 2016 - 19:59      

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën në Kuvend se miratimi i Ligjit të ‘Vetingut’ i hap rrugën fshesës së hekurt në Pallatin e Drejtësisë dhe spastrimit të tij nga të gjithë ata që e kanë marrë peng drejtësinë në këtë vend, duke marrë peng liritë dhe të drejtat në çdo nivel dhe duke e kthyer drejtësinë në një mall që vetëm shitet e blihet.

Duke marrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme për miratimin e ligjit të vetingut, kryeministri theksoi se ata që i kundërvihen kësaj reforme faktikisht janë ata që kanë probleme me drejtësinë.

Janë ata që bëjnë çmos ta pengojnë procesin pasi e ndjejnë se çfarë vjen më pas nga kjo reformë në drejtësi, tha ai.
Duke iu referuar miratimit konsensual të paketës kushtetuese më 22 korrik, Rama shprehu habi pse opozita nuk i bashkohet një fitoreje tjetër. “Nuk e kuptoj pse po ndahet nga treni i fitores.

Këtu ka vetëm një gjë për të bërë, të votojmë një ligj kaq të rëndësishëm. I bëmë të gjitha përpjekjet për të bërë konsensus, por nuk mund të ketë konsensus allashqiptarçe që i bie ndesh konsensusit me partnerët tanë ndërkombëtarë në rrugën e integrimit në BE. Integrimi nuk është një menu ku merr atë që të pëlqen dhe refuzon atë ndaj të cilës je alergjik, është menu që ose merret e gjitha, ose nuk ka asnjë vlerë të marrësh çfarë të pëlqen dhe të lësh çfarë nuk të pëlqen”, deklaroi Rama.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...