Kuvendi i Shqipërisë miratoi “Vetingun” e diskutueshëm

30 Gusht 2016 - 19:58      

Kuvendi miratoi të martën me 88 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim Projektligjin “për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si Vetingu, i cili parashikon të vlerësojë përgatitjen profesionale, integritetin moral, si dhe të zbulojë shkallën e pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokuroreve shqiptare, nga ndikimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe pushtetit politik.

Deputetët e opozitës u larguan nga salla para hapjes së votimit, në shenjë kundërshtimi ndaj Pr/ligjit, të cilin e konsideruan “antikushtetues”.

Pr/ligji i organizuar në 71 nene dhe i miratuar në një séancë të jashtëzakonshme plenare, parashikon që procesi i rivlerësimit të përfshijë kontrollin tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve në 3 komponentë: pasuritë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe subjekteve të tjera; zbulimin ose identifikimin e lidhjeve të tyre me krimin e organizuar, vlerësimin e punës së kryer, si dhe aftësitë e tyre profesionale.

Nëse rezultati përfundimtar i njërit prej komponentëve ose vlerësimi tërësor i të treve rezulton i pamjaftueshëm, Komisioni ose Kolegji i Apelimit do të vendosin detyrimin e subjektit që rivlerësohet të ndjekë programin e posaçëm për riaftësim pranë Shkollës së Magjistraturës për një vit.

Nëse subjekti merr vlerësim negativ, këto organe vendosin deri në largimin nga detyra. Në këtë mënyrë ky ligj do të kryejë për herë të parë një vlerësim tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pritshmëritë janë rritja e përgjegjshmërisë profesionale dhe etike e të gjitha subjekteve që do të rivlerësohen e për rrjedhojë përmirësimi i cilësisë së gjithë sistemit të drejtësisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...