30 Gusht 2016 - 19:51
Kjo për shkakun se Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, nuk po mundet t’u dalë zot deklarimeve të tij. Vetëm një javë më parë, në konferencën pas takimit me drejtorët komunalë të arsimit, tha se kanë pasur telashe materiale për sigurimin e mjeteve për tekstet shkollore, por kjo çështje ishte rregulluar.
Por Ministria e Arsimit ndërroi vendimin, për shkak se nuk arriti t’i realizojë procedurat ligjore për blerjen e librave, siç ka precizuar në njoftim. Ishte vetë ministri që kërkonte nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të mos fillojë greva, pasi nuk duhet penguar procesin mësimor, ndërsa këtë e bëri vetë ai, shprehet Halim Hyseni, njohës i çështjeve mësimore. Sipas tij, Ministria e Arsimit nuk ka menduar seriozisht për këtë problem dhe kjo është pasoja.
KTV-ja ka provuar të flasë edhe më zyrtarë të Ministrisë për të marrë informacione më të zgjeruara sesa në komunikatë, por askush nuk ishte i qasshëm. Ndërsa, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri, në një përgjigje me telefon, ka thënë se do të ishte në rregull sikur lajmi të komunikohet më herët e jo për një javë të ofrohen 2 vendime komplet ndryshe nga Ministria e Arsimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...