30 Gusht 2016 - 19:48
Sipas komunikatës për medie nga ky takim, theksohet se Imzot Dodë Gjergji ka shprehur mirënjohjen e Kishës Katolike për përkrahjen dhe kontributin e Qeverisë së Kosovës në organizimin e aktiviteteve me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë.
Imzot Dodë Gjergji, po ashtu, i ka dorëzuar kryeministrit Mustafa ftesën zyrtare për koncertin që do të organizohet në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë.
Kryeministri Isa Mustafa shprehu respektin dhe krenarinë e jashtëzakonshme që ndjen çdo shqiptar dhe çdo qytetar i Kosovës për shenjtërimin e Nënës Terezë. Ai, po ashtu, theksoi rëndësinë e madhe që ka për Kosovën organizmi i aktiviteteve dhe shprehja e nderimeve institucionale dhe qytetare për simbolin global të mirësisë, dashurisë e humanizmit, Nënën Terezë.
Qeveria e Kosovës, me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ka organizuar dhe ka mbështetur shumë aktivitete, duke filluar që nga shpallja e vitit 2016 “Vit të Nënë Terezës”, nga ana e Qeverisë. Ndërkaq, në shtator, në Vatikan, mbështetur nga Qeveria e Kosovës, do të organizohet një koncert madhështor ku do të përformojnë yje të shumta të muzikës duke përfshirë Rita Orën, dhe shumë artistë të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe më gjerë. Të ftuar në këtë koncert do të jenë personalitete nga Vatikani, nga Italia, nga Shqipëria, nga Kosova dhe shumë vende tjera të botës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...