Ruajeni zemrën, kardiologët s’janë këtu [video]

30 Gusht 2016 - 19:42      

Shërbimet e kardiologjisë janë duke punuar me kapacitete të limituara të stafit. Kjo pasi shumica e kardiologëve nuk janë në vendin e tyre të punës nga e hëna, bën të ditur KTV.

Disa prej tyre po marrin pjesë në Kongresin Evropian të kardiologjisë në Itali, në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional. Të tjerët janë në pushime.

Punëtorët shëndetësorë që aktualisht janë në këtë klinikë dhe vetë pacientët, të cilët nuk duan të prononcohen, pranojnë se mungesa e stafit vërehet.

Por drejtues të SHSKUK-së, të cilët përmes një shkrese që e ka parë televizioni, kanë miratuar udhëtimin e shumicës së kardiologëve, thonë se nuk kanë ankesa nga pacientët. KTV-ja ka mësuar se kostoja e udhëtimit për pjesëmarrje në këtë kongres kap vlerën prej rreth 600 eurosh. Ky institucion nuk i është përgjigjur televizionit se kush i ka mbuluar këto shpenzime, pavarësisht interesimit. Brenda QKUK-së bëjnë me dije se në shumë udhëtime të tilla, shpenzimet mbulohen nga kompani të ndryshme farmaceutike. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...