30 Gusht 2016 - 19:32
Janë thënë mjaft fjalë të mëdha, por familjarët janë ngopur me fjalë dhe krejt çfarë duan është gjetja e më të dashurve të tyre. Siç transmeton KTV, kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Prenk Gjeta, ka thënë se duhet t’i tregohet botës se edhe Kosova është pjesë e fatkeqësisë, derisa deputetë të Kuvendit kanë thënë se do të angazhohen vazhdimisht për të zbardhur fatin e të pagjeturve.
Në kujtim të të pagjeturve, presidenti i vendit, Thaçi, ka vendosur kurora lulesh te përmendorja dedikuar personave të zhdukur, në Prishtinë, duke dhënë zotimin e tij se do të punojë më tepër për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Kryeministri Mustafa ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të punuar sa më shumë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion mbi Beogradin për këtë çështje. Edhe misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka deklaruar se do të vazhdojë punën për gjetjen e personave të zhdukur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...