30 Gusht 2016 - 19:22
Zejdush Kastrati, aktualisht gazetar i RTK-së, kujdesej që anëtarët tjerë të partive politike që do të debatonin me Adem Grabovcin, të ishin të përshtatshëm dhe të nivelit të tij. Por, pos kësaj, Kastrati dëgjohet edhe duke sharë e ofenduar drejtuesit e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Kastrati e akuzon Visar Ymerin se ka vjedhur sa ka punuar në Trustin Pensional të Kosovës. Në disa raste, ai shfaqet edhe si këshilltar i të ashtuquajturit “Shef i shefave”.
Në një bisedë tjetër telefonike, Adem Grabovci flet me ish-redaktorin e gazetës “Epoka e Re”, Burim Etemaj, i cili e lavdëron “shefin” e tij për paraqitjet televizive, të cilit i kishte rezervuar ballinën e gazetës.
Derisa i thur lavde, Etemaj kujdeset që “shefi i shefave” të marrë hapësirën e duhur në media, duke e siguruar atë se do të flasë me gazetarë për këtë. Burim Etemaj, i cili në bisedën e publikuar paraqitet si person i panjohur, është identifikuar dhe ka folur për një nga portalet, të cilat i ka përmendur në bisedë, duke iu kërkuar falje atyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...