Thaçi i bindur se do të miratohet demarkacioni, Vetëvendosje e vendosur të kundërshtojë [video]

30 Gusht 2016 - 19:15      

Dy ditë para seancës për demarkacionin me Malin e Zi, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, vazhdon të jetë i bindur se kjo çështje do të kalojë në Kuvend dhe Kosova do të ecë përpara në rrugën e integrimeve.

Sipas KTV-së, ai ka thënë se procesi i demarkacionit me Malin e Zi dhe ai për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të përmbyllen. Por, me çdo kusht, këtë thotë se do ta pengojë Vetëvendosje. Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se të enjten, në orën 11, qytetarët do të jenë në shesh, për të kundërshtuar kalimin e kësaj marrëveshjeje, ndërsa deputetët brenda sallës plenare do ta bëjnë të pamundurën që kjo të mos kalojë.

Por këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, dëshiron të besojë se nuk do të ketë dhunë më 1 shtator, por më nuk i vjen çudi nga dhuna që, sipas tij, shfaq Vetëvendosje në çdo protestë që e paralajmërojnë si paqësore.

E derisa një numër i madh deputetësh nga PDK-ja dhe LDK-ja tashmë kanë shfaqur publikisht votën kundër kësaj marrëveshjeje, Gecaj thotë se nuk është tragjedi e madhe edhe nëse nuk kalon.

Albert Krasniqi nga KDI-ja thotë se presionet ndaj deputetëve po rriten, ndërsa presioni mund të ndikojë në ta sikurse në shumë seanca që kanë qenë me interes për pushtetin. Por, Krasniqi u ka bërë thirrje deputetëve, ndaj të cilëve është ushtruar presion, ta paraqesin atë në prokurori.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...