30 Gusht 2016 - 19:05
Pas hetimeve disaditore, në orët e hershme të mëngjesit, policia ka bastisur gjashtë lokacione, për çka thotë se ka gjetur fakte relevante që lidhen me këtë rast.
Sipas Policisë, pas një hetimi intensiv, është arritur që të identifikohen të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, për çka edhe kanë marrë përgjegjësinë pas intervistës.
Të arrestuarit janë Adea Batusha, Astrit Dehari, Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe zëdhënësi i lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi. Zëvendësdrejtori i antiterrorizmit, Luan Keka, ka prezantuar disa fotografi ku, sipas tij, shihen dëshmi se nga këta persona është kryer sulmi.
Prokurori Abdurrahman Islami ka thënë se do të bëjnë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për këta të pandehur. Arrestimin e gjashtë aktivistëve e kanë kundërshtuar përfaqësues të “Vetëvendosjes,” të cilët kanë mohuar se sulmi është kryer nga këta aktivistë.
Kreu i kësaj lëvizjeje, Visar Ymeri, ka thënë se këto metoda të arrestimeve janë të stilit të UDB-së. Ndërkaq, sekretari Organizativ i kësaj lëvizjeje, Dradan Molliqaj, ka thënë se kanë informacione nga policia se ndaj aktivistëve është ushtruar dhunë, vetëm e vetëm për ta pranuar fajësinë.
Në fillim të këtij muaji, ndërtesa e Kuvendit u sulmua nga një minahedhës, duke shkaktuar dëme materiale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...