Në korrik eksporti i Kosovës mbulonte importin vetëm 12.6%

30 Gusht 2016 - 18:58      

Agjencia e Statistikave te Kosovë (ASK) ka publikuar sot të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit të mallrave për muajin korrik 2016.

Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 210,5 milionë eurosh, ose për 0.5% në muajin korrik 2016, krahasuar me deficitin prej 209,4 milionë euro të periudhës së njëjtë të vitit 2015. Eksporti mbulon importin me 12.6%.

Eksporti i mallrave në muajin korrik 2016 kishte vlerën 30,3 milionë euro, ndërsa importi 240,9 milionë euro, që është një rënie prej -17.0% për eksport dhe -2.1% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 32.3% e përbëjnë produktet minerale; 31.6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 6.0% e përbëjnë produktet bimore; 2.6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; (2.5%) e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuara; 1.8% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për importit: 14.3% të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.0% e përbëjnë produktet minerale; 9.6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.4% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 5,0 milionë euro, ose rreth 16.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-65.4%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Bullgaria (3.9%), Gjermania (3.2%), Holanda (3.2%), Italia (1.8%). Kurse importet e Kosovës nga vendet e BE-së janë rreth 107,4 milionë euro, ose 44.6% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej -0.9%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.5%), Italia (8.1%), Greqia (4.2%), etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin korrik 2016, arritën në 15,7 milionë Euro, ose 51.8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 8.5%. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Serbia (23.1%), Shqipëria (11.4%), Maqedonia (11.1%) dhe Mali i Zi (4.0%).

Ndërkaq, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin korrik 2016, arritën në 61,6 milionë Euro, ose 25.6% e importeve të përgjithshme, ku kishte rënie prej (-9.1%). Ndërsa, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (13.0%), Maqedonia (5.3%), Shqipëria (4.1%) dhe B&H (2.7%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 9.5 milionë Euro, ose 31.5%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport janë: Zvicra (5.6%), India (2.4%) dhe Turqia (1.9%).

Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 71.9 milionë Euro, ose 29.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë: Kina (11.9%) dhe Turqia (9.3%).

 

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin korrik 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...