Me teknologji japoneze, 10 tonë kërpudha në ditë

30 Gusht 2016 - 17:29      

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, gjatë vizitës së saj në Mitrovicë, e shoqëruar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka vizituar edhe fabrikën e re të kërpudhave në Gushafc.

Kryetari Bahtiri e ka njoftuar ministren Tahiri me procesin e prodhimit të kërpudhave dhe të eksportit të prodhimeve. Ai tha se kjo është vetëm fabrika e parë, ndërsa në vazhdim i tregoi për përgatitjet që po bëhen për ndërtimin e fabrikave tjera, të cilat në total do të prodhojnë 10 tonë kërpudha në ditë.

“Teknologjia e prodhimit është moderne dhe e importuar nga Japonia. Kërpudhat që kanë filluar të prodhohen këtu janë të cilësisë së lartë dhe shumë të kërkuara në perëndim. Plasmani i tyre tashmë është siguruar dhe ato gjenden në tregun evropian”, tha kryetari Bahtiri.

Ministrja Edita Tahiri tha se është befasuar për të mirë me atë që po sheh. “Më vjen mirë që edhe tek ne ka një teknologji të këtillë të prodhimit të kërpudhave. Uroj që të vazhdoni me sukses ndërtimin e fabrikave tjera dhe arritjen e synimeve për prodhimin e 10 tonë kërpudhave në ditë”, tha ajo ndër të tjera.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...