Ahmeti thotë se është intensifikuar lufta ndaj Vetëvendosjes

30 Gusht 2016 - 16:23      

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dyshohen për sulmin e 4 korrikut ndaj ndërtesës së Kuvendit.

Ahmeti përmes Facebook-ut ka thënë se institucionet e vendit kanë treguar se janë të kapura, dhe se për këtë Ahmeti thotë se këtij pushteti po I vjen fundi.

Ahmeti ka shtuar se pas publikimit të përgjimeve të aferës së njohur si “Pronto” është intensifikuar lufta ndaj VV-së.

Ky është postimi i Ahmetit në Facebook:

Me daljen e përgjimeve dhe me shtimin e pakënaqësisë ndaj qeverisjes në Kosovë është intensifikuar lufta speciale ndaj Lëvizjes dhe kundërshtarëve të tjerë. Sa më afër fundi i këtij pushteti aq më të ashpër do të jenë me të gjitha mjetet e institucionet të identifikuara si të kapura.

Inskenimet, shpifjet dhe sulmet do të jenë më të shumta dhe më të mëdha. Ndaj komunës janë shtuar sulmet, shpifjet, hetimet etj.

Qytetarët duhet të qëndrojnë bashkë, sepse bashkë do ta sjellim fundin e Prontos. Nuk ka presion qe na zbraps, sulm që na dobëson e inskenim që na ndal. Fundi po ju vjen.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...