30 Gusht 2016 - 16:21
Ky institucion nuk i ka quajtur kështu asnjëherë as strukturat paralele të Serbisë në Kosovë. Madje, sipas Vetëvendosjes,nuk ka guxim t’i quajë kështu as vrasësit e Enver Zymberit.
Kjo polici, e cila në konferencën për shtyp nuk ofroi asnjë argument për veprat të cilat i ka akuzuar dhe arrestuar aktivistët, angazhoi kundër tyre njësitet dhe Drejtorinë Antiterror. Është hera e dytë që këto njësite antiterror angazhohen kundër opozitës. Hera e parë ka qenë kur u bastisën zyrat e Lëvizjes, gjë për të cilën institucionet e policisë janë dënuar edhe nga organizatat ndërkombëtare, si Amnesty International, etj.
Derisa krimi e korrupsioni po lulëzojnë në Kosovë, territori falet e Serbia mund të kthehet, institucionet e kapura të pushtetit po e trajtojnë Lëvizjen Vetëvendosje si problem të Kosovës dhe nuk po ndalen së luftuari atë. Ne i bëjmë thirrje policisë që të mos flasë me gjuhën e pushtetit dhe sqarojmë se monopolin për fjalën ‘terrorizëm’ nuk e ka ky pushtet dhe nuk mund ta përdorë sipas tekeve të tij të padrejta, pa asnjë argument e pa asnjë fakt të vetëm., thuhet në një reagim të Vetëvendosjes .
Kur kishte ndodhur sulmi në drejtim të Kuvendit të Kosovës dhe kur ende nuk kishte të dyshuar, policia këtë nuk e kishte quajtur akt terrorist, por vetëm ‘sulm me mjet shpërthyes’. Tash, që ka vendosur ta bëjë fajtore Lëvizjen Vetëvendosje e përdori edhe këtë fjalë si armë përbaltëse.
Thirrja e konferencës së jashtëzakonshme për të përsëritur fjalët dhe ligjërimin e pushtetit, pa prezantuar prova, është njollosje e kundërshtarëve politikë të pushtetit dhe keqpërdorimi më flagrant i kapjes së shtetit.
Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve tanë të cilët janë krejt të pafajshëm lidhur me këtë ngjarje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...