KMDLNj: Të arrestuarit thonë se u ndaluan pa urdhërarrest

30 Gusht 2016 - 15:33      

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit e të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit, qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese kanë vizituar të ndaluarit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë të cilët u arrestuan sot.

Në një njoftim për media thuhet se monitoruesit takuan katër nga gjashtë të ndaluarit dhe bisedoi me ta sa i përket trajtimit të tyre gjatë procesit të arrestimit , bartjes në qendrën e ndalimit dhe trajtimit të tyre në këtë qendër.

“Të gjithë të ndaluarit që i intervistuan nga KMDLNJ pohuan se janë arrestuar në shtëpitë/banesat e tyre, sot (30.08.2016) në mëngjes. Të ndaluarit pohuan se policia nuk ka pasur urdhër për bastisje dhe se nuk ua kanë treguan urdhërarrestin, përjashtuar njëri nga ta (A. B). Gjatë bastisjes policia u ka treguar listën me gjërat e konfiskuara”, thuhet në njoftimin e KLMDNJ-së.

Asnjëri nga të ndaluarit nuk kishte probleme shëndetësore dhe deklaruan se nuk kanë nevojë për vizitë të mjekut . Gjithashtu , katër të intervistuar i deklaruan KMDLNJ-së, se kanë angazhuar mbrojtës dhe vetëm ( F. K ) kishte avokat sipas detyrës zyrtare.

Sipas KLMDNJ-së, gjatë arrestimit, të ndaluarit pohuan se policia nuk ka përdorë dhunë, as verbale dhe as fizike, përjashtuar një rast kur nga zvarritja i është shkaktuar një lëndim i vogël.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...