Thaçi përkrah “Atomin”, institutin që identifikon gjenitë e Kosovës

30 Gusht 2016 - 15:25      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim drejtuesit e institutit “Atomi”, Jusuf Thaçin, drejtor ekzekutiv, dhe Edona Zogun, përgjegjëse për komunikim.

Thaçi ka shprehur përkrahje për institutin “Atomi”, që merret me identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv pranë këtij instituti, Jusuf Thaçi, tha se projekti “Atomi” ka identifikuar çdo vit nxënësit më të talentuar dhe ka punuar me ata për zhvillimin e kapaciteteve të tyre intelektuale.

“Nxënësit që kanë kaluar në projektin “Atomi” kanë shënuar suksese në botë, së fundi edhe duke fituar medaljen e bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës”, theksoi drejtori ekzekutiv i institutit “Atomi””, Jusuf Thaçi.

Ndërkaq, përgjegjësja për komunikim pranë institutit “Atomi”, Edona Zogu, ka njoftuar se projekti ka nevojë për mbështetje institucionale për të vazhduar përkrahjen për nxënësit më të talentuar të Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se vazhdimisht ka përkrahur këtë projekt dhe ka shprehur mbështetje për punën e tij.

“Projektet që synojnë përkrahjen e rinisë kosovare, veçanërisht nxënësve të talentuar, do të ketë gjithmonë mbështetjen e institucioneve shtetërore të Kosovës”, përfundoi presidenti Thaçi.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...