Foto: Koha / ilustrim

Të gjitha pistat çuan tek ky grup i arrestuar sot

30 Gusht 2016 - 14:53      

Policia dhe Prokuroria kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën kanë folur për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit.

Prokurori, Abdurrahman Islami tha se Prokuroria që nga data 5 gusht ka vepruar, për të vërtetuar dyshimet që kanë lindur nga ky rast.

“Prokuroria ka ardhur në përfundim dhe sot ka urdhëruar bastisjet. Janë gjetur armë gjate bastisjes. Kemi ardhur deri tek dyshimi i arsyeshëm. Që nga momenti i parë janë marrë ne pyetje shumë persona dhe kemi ardhur deri tek këta 6 të dyshuar dhe Prokuroria ka prova të mjaftueshme për kryerje të veprës terroriste. Kemi pasur veprime pandërprerë dhe i kemi verifikuar dëshmitë dhe ka ardhur deri te ky konstatim, se ka vend për hetime të mëtutjeshme. Të njëjtin janë kryes të kësaj vepre penale”, ka thënë Islami, raporton KP.

Ndërsa Luan Keka nga Policia ka thënë se rasti i 4 gushtit, është cilësuar si vepër kundër rendit kushtetues, që ka të bëjë me vepra terroriste.

Sipas tij, gjatë hetimeve janë gjetur dëshmi relevante që kanë kontribuuar në vazhdimin e hetimeve.

Ai ka thënë se janë kryer bastisje në 7 lokacione, ku janë arrestuar gjashtë persona.

“Drejtoria Kundër Terrorizmit ka filluar hetimin në dy pista rreth këtij rasti. Të gjitha pistat, na kanë dërguar tek grupi i arrestuar. Po ashtu kemi arritur të identifikojmë mjetin me të cilin autorët e krimit kanë kryer aktin dhe motorin që kanë përdor ata. Kemi arritur të sigurojmë edhe sa persona kanë qenë të involvuar në blerjen e motorit, të cilët janë të njohur dhe momentalisht gjinden në ndalim policor. Kemi pasur bashkëpunim me Prokurorinë dhe me operatorë te telefonive për të arritur deri te rezultati prej nga është përdor emaili qe kanë marrë përgjegjësinë e sulmit”, tha Keka.

Ai thotë se në shtëpitë e tyre janë gjetur pajisje të ndryshme, që janë relevante për rastin dhe armë ilegale, të cilat pritet në ekzaminohen në cilësinë e provave.

Ai ka thënë se deklarimi i Vetëvendosjes se është përdorur dhunë ndaj të arrestuarve, nuk qëndron. Madje, thotë se kanë ftuar edhe KMDLNJ që t’i vizitojë të dyshuarit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...