Foto: Reuters

Mustafa kërkon nga ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë për të pagjeturit

30 Gusht 2016 - 14:01      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e shënimit të 30 gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, i ka përkujtuar dhe ka shprehur dhembjen për të pagjeturit në Kosovë.

Kryeministri ka theksuar se të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë kosovare që nga përfundimi i luftës.

Duke shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për të punuar pareshtur në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, Mustafa ka theksuar mbështetje të gjithanshme edhe për familjarët e të pagjeturve.

“Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet do të punojnë me përkushtim maksimal në të gjitha drejtimet me qëllim të zbardhjes së fatit të të pagjeturve në Kosovë. Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e Kosovës dhe dhimbja jonë me e madhe”, ka thënë kryeministri.

Më tej, ai edhe një herë ka apeluar të bashkësia ndërkombëtare që të shtojë presionin mbi autoritetet serbe që të tregojnë ku ndodhen të pagjeturit e Kosovës, të cilët janë rrëmbyer gjatë luftës dhe të dorëzojnë kryesit e akteve kriminale gjatë asaj periudhe. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...