Foto: Koha / arkiv

Fjala: Mos gjetja e të zhdukurve, përgjegjësi edhe e institucioneve të Kosovës

30 Gusht 2016 - 13:03      

Para 17 viteve shumë qytetarë të Kosovës u masakruan dhe shumë të tjerë u rrëmbyen dhe u transferuan nëpër burgje dhe varreza masive të Serbisë nga regjimi i Millosheviqit, ndërsa sot Qeveria e Beogradit as nuk qan fare kokën për këtë plagë që ende nuk është shëruar.

Kështu thuhet në reagimin e partisë Fjala në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Sipas kësaj partie, për zhdukjen e qytetarëve të Kosovës, rëndon përgjegjësia edhe mbi delegacionin e Kosovës për mosinteresimin dhe mungesën e presionit të duhur mbi Serbinë në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.

“Ne, partia Fjala, konsiderojmë se Qeveritë e pasluftës mbajnë peshën e përgjegjësisë për mosinteresim dhe për mosangazhim. Njëherësh kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtroj presion mbi Serbinë që kjo të i dorëzoj kriminelët e luftës”, thuhet në fund të këtij reagimi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...