
30 Gusht 2016 - 11:10
Ai tha se i bashkohen thirrjes së familjeve të të zhdukurve që mos të vazhdohet edhe më tutje me ketë enigmë e cila vetëm sa i shton dhimbjet e familjarëve për më të dashurit e tyre.
“Institucionet e Kosovës, nuk duhet të kenë as edhe një ditë bisedime me shtetin i cili edhe i shkaktojë viktimat edhe nuk po jep as me të voglën informatë për fatin edhe të mbi 1500 të zhdukurve. Institucionet shtetërore nuk po e kuptojnë ose po bëhen kinse s'po e kuptojnë lojën e turpshme të Serbisë me fatin e atyre që i provojë nga jeta padrejtësisht para 17 viteve. Në vend të penalizmit të saj për ato çka i ka shkaktuar në Ballkan, Serbia po “përkëdhelet” dhe po i bëhen koncesione të tjera në kurriz të Kosovës”, ka thënë Lekaj.
Ai edhe njëherë iu ka bërë thirrje të gjithë aktorëve, vendorë e ndërkombëtarë, që të rritet trysnia ndaj Serbisë e të bëhet e mundur zbardhja e fatit të të gjithë personave të zhdukur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...