Thaçi: Demarkacioni dhe Asociacioni duhet të përmbyllen

30 Gusht 2016 - 11:00      

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi duke folur për seancën e 1 shtatorit, ku në rend dite do të jetë ratifikimi i marrëveshjes së shënjimit të kufirit në mes Kosovës e Malit të Zi, ka pohuar se askush nuk ka të drejtë që për çfarëdo logjike provinciale apo mentaliteti provincial, të mbajë peng të ardhmen evropiane të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Thaçi ka deklaruar se çështjet e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të përmbyllen më një përgjegjësi të lartë duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Unë si president i vendit, mbështes agjendën shtetërore. Çështja e demarkacionit, e Asociacionit dhe çështje tjera që ndërlidhen me të ardhmen euroatlantike të vendit tonë në agjendën e konsolidume të forcimit të shtetit tonë duhet të përmbyllen. Duhet të përmbyllen me një përgjegjësi të lartë të angazhimeve shtetërore, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Duke respektuar vullnetin e qytetarëve që të shkohet sa më shpejtë drejtë perspektivës evropiane, pasi që janë si parakushte për të ardhmen evropiane, për liberalizimin e vizave dhe themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Askush nuk ka të drejtë që për çfarëdo logjike provinciale apo mentaliteti provincial, të mbajë peng të ardhmen evropiane të Republikës sa Kosovës dhe qytetarëve të saj. Prandaj unë besoj dhe shpresoj fuqishëm që gjërat do te shkojnë në drejtim të duhur”, tha ai, transmeton KP. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...