Thaçi: Derisa të shërohet plagët e të pagjeturve, Kosova vuan nga e kaluara e dhimbshme

30 Gusht 2016 - 10:56      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me Këshillin Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, kanë vendosur lule tek Përmendorja, dedikuar personave të zhdukur.

Presidenti Thaçi me këtë rast u zotua se institucionet e Kosovës, do të punojnë më tepër për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ndërsa tha se derisa të shërohen këto plagë, Kosova vuan nga e kaluara e dhimbshme.

“Po punojmë maksimalisht si institucione të Republikës së Kosovës që të zbardhet fati i të pagjeturve. Një çështje kjo e cila na preokupon të gjithëve, bartësit e institucioneve, shoqatat qytetarët, çdo familje që është prekur nga kjo dhimbje e rëndë. Andaj unë si president i vendit shprehu solidaritet të plotë me familjet e të pagjeturve. Dhe në të njëjtën kohë edhe zotimin dhe përgjegjësinë për të punuar dhe më tepër, që sa më shpejtë të zbardhet fati i çdo të pagjeturi. Është një plagë kjo e cila na mundon të gjithëve dhe mund të them lirisht se vetëm me shpresë, optimizëm dhe besim të ndërsjellë, kjo çështje mund të zgjidhet me një vullnet dhe një mbështetje të fuqishme dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo plagë derisa të shërohet atëherë e tërë Kosova vuan nga kjo e kaluar e dhimbshme, për çdo qytetar të republikës së Kosovës, institucion et por para së gjithash për familjarët. Do të jemi gjithmonë me ta”, tha ai, raporton KP.

Ndërsa Bajram Qerkini nga Këshilli Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, tha se besojnë dhe shpresojnë, që kjo çështje me të vërtetë do të merret seriozisht.

“Fjalët e presidentit edhe mbrëmë edhe sot janë se këto dy plagë duhet që sa më shpejtë të kryhen. Besojmë, shpresojmë që me të vërtetë do t’i marrin seriozisht siç ishin dhe konkluzat e djeshme të një tryeze bukur të thuktë, e cila ka qenë me 29 gusht”, tha ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...