
30 Gusht 2016 - 10:40
Përderisa kërkimi për përgjigje ka dhënë rezultate duke ia mundësuar familjeve të 4,383 personave që të gjejnë prehje, ky është një ngushëllim i vogël për familjet e 1,666 personave të zhdukur, të cilat ende jetojnë në paqartësi.
Shqetësimi më i madh është se numri i rasteve të zgjidhura ka rënë në masë të madhe viteve të fundit. Pengesë kryesore për një progres më të shpejtë është mungesa e informacioneve që do të çonin në zbulimin e vendvarrezave të reja.
Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, ish-palët ndërluftuese në konflikt mbartin përgjegjësinë kryesore për të ofruar përgjigje mbi fatin dhe vendndodhjen e personave të cilët ishin zhdukur në territorin nën kontrollin e tyre.
Konfliktet e armatosura të viteve të nëntëdhjeta në Ballkanin Perëndimor shkaktuan zhdukjen e rreth 35,000 personave, transmeton Koha.net komunikatën e KNKK-së. Sot, fati i 10,653 personave mbetet i pasqaruar: 6,874 në lidhje me konfliktin në Bosnje dhe Hercegovinë, 2,113 në lidhje me konfliktin në Kroaci dhe 1,666 në lidhje me konfliktin në Kosovë.
Në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, KNKK shfrytëzon rastin që edhe një herë t’i nderojë familjet që për çdo ditë ballafaqohen me ankthin e mosdijes se çfarë ka ndodhur me më të dashurit e tyre. Në emër të familjeve, KNKK-ja kërkon nga autoritetet që të shtojnë përpjekjet e tyre për zgjidhjen e këtij problemi humanitar, i cili e ka prekur shoqërinë kosovare, dhe rajonin, për më shumë se dy dekada.
Vegëzat e dy videove të realizuara nga KNKK me rastin e shënimit të kësaj dite, i gjeni më poshtë:
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...