Thaçi: Askush me mentalitet provincial nuk mund të mbajë peng të ardhmen e Kosovës

30 Gusht 2016 - 10:12      

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë që për çfarëdo logjike provincial të mbajë peng të ardhmen e Kosovës.

Kjo deklaratë e Thaçit vjen pas pyetjeve të gazetarëve rreth ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

“Askush nuk ka të drejtë që për çfarëdo logjike provinciale apo mentaliteti provincial të mbajë peng të ardhmen evropiane të Republikës së Kosovës. Prandaj besoj dhe shpresoj fuqishëm që gjërat do te shkojnë në drejtim të duhur”, ka thënë Thaçi, transmeton kp.

Thaçi ka thënë se si president i vendit, mbështetë procesin e demarkacionit me Malin e Zi, themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe , si dhe çështje të tjera, të cilat sipas tij ndërlidhen më të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

Ai ka shtuar se këto çështje duhet të përmbyllen duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Këto deklarata presidenti Thaçi bëri gjatë vendosjes së luleve te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...