Foto: Koha / arkiv

Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur - 1666 të pagjetur në Kosovë

30 Gusht 2016 - 08:25      

Sot është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Kur janë bërë 17 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe 1666 persona figurojnë si të zhdukur.

Familjarët shprehen të zhgënjyer për faktin se institucionet nuk kanë punuar sa duhet për të mësuar më shumë rreth fatit të tyre.

Për nder të kësaj dite, Kuvendi dje ka mbajtur një tryezë në të cilën u tha se Kosova nuk mund të ngris padi kundër atyre që kanë kryer krime pasi që vendi nuk është i anëtarësuar në mekanizmat ndërkombëtarë.

Ndërkohë që sot paradite do të bëhen homazhe tek përmendorja e ngritur për nder të të zhdukurve tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa manifestimi kryesor mbahet në Merdar afër Podujevës.

Gjithashtu, organizata YIHR Kosovo, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, do të shfaqin dokumentarin “Thellësia Dy” në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” me 30 gusht në ora 20:00, Prishtinë.

Pas shfaqjes së filmit do të zbulohet instalacioni që përkujton të miturit që ende janë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Ky instalacion do të ndriçojë emrat e tyre dhe do të qëndroj në sheshin “Zahir Pajaziti” për dy javë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...