Foto: Koha

“Dikush nga politika po dëshiron ta shfrytëzojë gjendjen aktuale të sigurisë”

29 Gusht 2016 - 23:42      

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja, në Interaktiv të KTV-së, foli edhe për bombat e hedhura nëpër institucione shtetërore, në objektin e RTK-së e në shtëpinë e drejtorit të RTK-së, ku tha se në këto raste duhen bërë kategorizime.

“Konsideroj se janë tri lloj qarqe që dëshirojnë të kontribuojnë në destabilizimin e vendit, e në mesin e tyre është edhe Serbia. Qëllimi i të gjitha këtyre qarqeve është destabilizimi, e si rrjedhojë, të dobësohet një shtet i brishtë si Kosova. Përgjegjësia duhet hedhur politikës, si në pozitë, ashtu edhe në opozitë, të cilët kanë ardhur në një stad ku nuk kursejnë mjete për të destabilizuar gjendjen”, theksoi Qehaja, raporton Koha.net.

Ai thotë se ka një tendencë për shfrytëzimin e këtij destabilizimi në vend, por që këto më së shumti u shkojnë për shtati atyre që nuk ia duan të mirën Kosovës.

“Gjuha politike, urrejtja e klima politike e instaluar së voni në Kosovë, po e shfrytëzon këtë situatë për qëllime, të cilat nuk dua të paragjykoj se cilat janë”, theksoi ai.

Sipas tij, kësaj gjendjeje duhet kundërvënë me mjete paqësore, me protesta paqësore.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...