Foto: Koha

Qehaja: Vrasjet e fundit, befasuese – kemi pasur trend të rënies vit pas viti

29 Gusht 2016 - 23:38      

Në Prishtinë, tek Parku i Qytetit, sot mbetën të vdekur dy të rinj si pasojë e një përleshjeje të armatosur. Dorasi, sipas Policisë së Kosovës, është një shtetas i Shqipërisë, e që dyshohet të ketë qenë shok i viktimave, por mes tyre kishte pasur një mosmarrëveshje para aktit tragjik.

Por, në vetëm 10 ditët e fundit, në Kosovë kanë humbur jetën 9 persona nga armët e zjarrit e që motivet kanë qenë personale.

Për këtë çështje, në Interaktiv ka folur Florian Qehaja, njohës i çështjeve të sigurisë nga QKSS, i cili thotë se është e befasueshme kjo që ka ndodhur ditëve të fundit, pasi që vit pas viti, që nga paslufta, ka pasur rënie të vrasjeve në Kosovë.

“Në vitin 2000, në Kosovë janë vrarë mbi 350 vetë, kurse në vitin 2014-2015 ka rënë në 30. Në këtë drejtim ka pasur lëvizje pozitive, dmth nuk ka pasur vrasje. Kjo që ndodhi ditëve të fundit është befasi, motivet shihet se kanë qenë personale, pra për hakmarrje. Duhet të studiohet kjo që po ndodh që fundmi. Është ngritur niveli i pasigurisë tek qytetarët në Kosovë”, ka thënë Qehaja në Interaktiv të KTV-së, transmeton Koha.net.

Institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin masa parandaluese, tha më tej Qehaja.

Sipas tij, armët në duart e qytetarëve në Kosovë janë pjesë e së kaluarës. Por thotë se është proces i pamundur çështja e çarmatimit.

Qehaja thotë se vrasjet e fundit, 9 sosh në 10 ditët e fundit, kanë motive të përbashkëta, por rastet nuk janë të ndërlidhura mes vete.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...